Fotolajm/ Trupat ukrainase ruajnë pozicionet pranë qytetit të shkatërruar të Bakhmut

18/05/2023 20:50

Trupat ukrainase kanë mbajtur pozicionet e tyre pranë qytetit të rrethuar të Bakhmut. Kyiv prej ditësh ka përshëndetur sukseset në fushën e betejës rreth Bakhmutit që përfundimisht mund të bllokojë forcat e grupit mercenar rus Wagner brenda qytetit.

Wagner është duke udhëhequr sulmin rus në qytet. Moska e sheh Bakhmutin, një qytet me rreth 70,000 banorë përpara pushtimit të plotë të Rusisë gati 15 muaj më parë, si një hap drejt kapjes së pjesës tjetër të rajonit lindor të Donbasit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel