Ministri i Mbrojtjes britanike: Raketat e Mbretërisë së Bashkuar janë përdorur në Ukrainë

18/05/2023 17:50

Raketat me rreze të gjatë “Storm Shadow” që i janë ofruar Ukrainës nga Britania e Madhe janë përdorur, thotë ministri i Mbrojtjes Ben Wallace. 

“Gjithçka që mund të them është se kuptoj se është përdorur që kur ne njoftuam vendosjen e tij në Ukrainë, por nuk do të hyj në detaje të mëtejshme”- thotë Wallace kur u pyet nga redaktori i sigurisë dhe mbrojtjes i Sky, Deborah Haynes rreth përdorimin e tyre.

Wallace thotë gjithashtu se sistemet e armëve që i janë dhënë Ukrainës nga aleatët perëndimorë kanë qenë “të fuqishëm” dhe “bërë një ndryshim”.

Ministri, i cili po flet në një konferencë shtypi në Londër, nënshkroi më parë një partneritet sigurie me ministrin e mbrojtjes të Norvegjisë për të kundërshtuar kërcënimet nënujore.

Top Channel