“A je joshur nga Noizy?” Jori Delli flet për raportin që ka me reperin/ Çfarë bënë pasi u fikën kamerat

18/05/2023 12:29

Ish-banorja e “Big Brother”, Jori Delli ka qenë e ftuar në Top Albana Radio, më emisionin “Live from Tirana”, ku ka folur për bashkëpunimin e fundit që ka bërë me reperin e njohur Noizy.

Jori u ngacmua me disa pyetje pikante nga Eni Shehu, në lidhje me raportin që ka me Noizyn, por ajo iu përgjigj me sinqeritet, duke sqaruar se marrëdhënia e tyre ka qenë vetëm për punë dhe shumë profesionale. Nuk ka pasur asnjë gjë mes tyre dhe thekson se ajo nuk është nga ato vajza që bëhet për vete nga një mashkull për tre ditë, aq sa zgjatën xhirimet e klipit.

Eni Shehu: Sa shkoni të dy bashkë si çift! Si lindi ky bashkëpunim?

Jori Delli: Ka ardhur ajo kërkesa për videoklip në Instagram, pastaj folëm me regjisorin Gencin.

Eni Shehu: Ty të pëlqeu ideja?

Jori Delli: Shumë  bukur ideja.

Eni Shehu: Çfarë bëtë pas xhirimeve, kur u fikën kamerat?

Jori Delli: Çdo njeri shkoi në shtëpitë e veta.

Eni Shehu: Ou! Njerëzit janë çmendur.

Jori Delli: E di ku do të dalësh ti, por nuk ka ndodhur asnjë gjë. Pse s’mi bën pyetjet troç?

Eni Shehu: Kjo ndodhur një gjë mes teje dhe Noizyt?

Jori Delli: Absolutisht jo, po si të ketë ndodhur? Mendo një gjë, ne u takuam, bëmë videoklipin tre ditë dhe t’i mendon që Jori me tre ditë…

Eni Shehu: Po mbase je joshur.

Jori Delli: Jo të them të drejtën Noizy dhe ekipi i Noizyt kanë qenë shumë profesionalë me mua dhe ekipin tim, jemi kënaqur shumë edhe shumë profesionalitet.

Eni Shehu: Po kur mbaronte puna, një festë e vogël, një gotë?

Jori Delli: Jo asnjë festë dhe Noizy nuk pi alkool.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA