A do të jetë beteja tani në grupin parlamentar të PD? Çipa, Lela dhe Skënderi komentojnë në Top Talk

18/05/2023 17:56

Analistët Arben Skënderi, Alfred Lela dhe Aleksandër Çipa të ftuar në emisionin Top Talk komentuan situatën në Partinë Demokratike pas dështimit në zgjedhje dhe dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt.

Çipa tha se këto ditë do ta ketë fjalën vetëm grupi parlamentar në PD.

Çipa: Këto ditë do ta ketë fjalën vetëm grupi parlamentar me gjithë ndarjet dhe protagonistët brenda tij.

Lela: Tej zgjatja e temës së opozitës dhe me pretendimin se duhet shpëtuar opozitën mua më gjen pak në parehati. Do doja të flitej edhe për zgjedhjet si të tilla si kanë qenë zgjedhjet.

Xhokaxhi: Duhen disa zëra të rinj aty në PD apo jo?  

Lela: Kartolina duhet tjetër, do e përsëris shumë herë dhe do të ketë hapa në këtë drejtim, kam besim në këtë. Aksioni i opozitës do të merret, ne po prodhojmë, jemi duke punuar shumë që të bëjë dosjen voluminoze zgjedhore, shkeljet. Ju ftoj të shpresoni dhe mos heqin dorë nga dëshira për të ndryshuar i Sali Berishës, sa herë është paraqitur si pozitiv edhe ka fituar.

Skënderi: Një nga personalitetet kur u krijua ‘Foltorja’ së cilës unë i besova në fillim i thashë ju ka marrë Sali Berisha në telefon apo jeni bashku vetë, po rri ça më bën këtë pyetje më tha, nuk jemi në situatën kur doktor Berisha mblodhi në 2005-ën, çdo lloj frazë e bukur është peng marrja, nuk e ka sot tendencën për ta hapur, por për të vazhduar historitë me kundërshtarë e me hajdutë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA