FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace
Një çift nga Sydney në Australi kanë reaguar ashpër ndaj veterinerit lokal për një shumë të pamenduar e cila u kërkohet për trajtimin mjekësor që i shpëtoi jetën qenit të tyre.
Qeni i tyre i vogël i racës bulldog francez Matisse, ishte sëmurë dhe qëndroi në qendrën mjekësore në fundjavën e Pashkëve me vështirësi të rënda në frymëmarrje.
Të detyruar të thërrisnin emergjencën, të zotët e kafshës Sabrina e Daniele nënshkruan shpejt për trajtimin, pa e kuptuar sesa mund t’u kushtonte.
Sabrina e Daniele thonë se ata e dinin që kishte diçka serioze me shëndetin e qenit të tyre por doktorët e kishin kthyer dy herë në shtëpi derisa të dërgohej sërish në klinikë për operacion.
“Ne e sollëm në shtëpi por ajo ishte në shumë dhimbje,” thotë Sabrina në programin A Current Affair, teksa shtonte: “frymëmarrjen e kishte shumë keq.”
Fillimisht ata besonin se kishin gjetur klinikën më të mirë. Por në vend që të diskutonin mënyrën e trajtimit, pronarëve iu kërkua të linin në klinikë qenin e tyre, së bashku me një depozitë parash.
“Na kërkuan të nënshkruanim dokumentet dhe të linim një depozitë $3000 [AUD] pasi Matisse duhet të qëndronte aty që të stabilizohej,” tregon Sabrina duke shtuar se sipas llogaritjeve ata prisnin që trajtimi të kushtonte rreth $8900 dollarë australianë ($5,900).
Por për fat të keq doktorët thanë se kostot u shumëfishuan pasi Matisse kreu operacion në shpinë, “terapi të menaxhimit të dhimbjes, analiza, në një qëndrim gjashtë-ditor në klinikë”.
Kështu që çiftit i erdhi një faturë totale prej $36,896.19 dollarë australianë ($24,622).
Çiftit i duhej të gjenin shpejt fondet në mënyrë që të sillnin në shtëpi Matisse.
Daniele thotë se klinika nuk ‘lëviznin nga shumë e kërkuar’ dhe nuk lejonin të zotët të merrnin në shtëpi qenin e tyre.
Kështu që Sabrina u detyrua të shiste sende luksi e bizhuteri derisa plotësuan shumën e kërkuar.
Megjithse ata arritën të sillnin në shtëpi Matisse çifti i kërkuan veterinerëve të ndryshonin çmimet e tyre në mënyrë që të tjerë të mos pësonin shokimin e tyre.
Klinika Sydney Veterinary Emergency refuzojnë të komentojnë mbi incidentin, por thanë se kujdesi në klinikën e tyre “është standard i njëjtë me atë që i jepet një njeriu”.
Top Channel