Zonja Nure, 77 vjeç nga fshati Gegë i bashkisë së Kuçovës nuk ka lënë asnjë vit zgjedhor pa marrë pjesë në votim.

Edhe pse me shkopin me vete dhe e shoqëruar, votoi dhe ftoi të gjithë qytetarët të votojnë. Intervista e xhiruar me zonjën e ulur për shkak të pamundësisë për të qëndruar në këmbë dhe ajo ka një mesazh për të gjithë ata që nuk kanë votuar dhe hezitojnë ende të votojnë.

“Çdo vit unë s’kam lënë as edhe një herë pa marrë  pjesë në zgjedhje. Jo unë nuk jam dakord me mos marrjen pjesë në zgjedhje. Të gjithë duhet të marrim pjesë”- tha Nure.

E moshuara tregon se megjithëse nuk ishte në gjendje të ecte vetë dhe shoqërohej nga familjar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA