Banorët e qytetit të Kilit, Puenta Arenas filmuan një moment gazmor të presidentit Gabriel Boric.
Aty, presidenti i Kilit, kishte provuar rrëshqitësen e këndit të lojërave për fëmijë të një prej shesheve të qytetit.
Presidenti ishte në rajonin Magallanes për të marrë pjesë në zgjedhjet së dielës pasi vendosi të mos ndryshojë adresën e tij elektorale.
Për këtë arsye, ai caktoi një udhëtim në zonë që filloi të premten, duke marrë pjesë në takime dhe aktivitete me autoritetet lokale si delegati i ri presidencial, Jose Ruiz Pivcevic.
Ai dhe partnerja e tij Irina Karamanos gjetën gjithashtu kohë për të bërë një shëtitje nëpër vendlindjen e tij, që përfshinte rrugën bregdetare përballë ngushticës së Magelanit.
Aty presidenti kilian provoi rrëshqitësen e fëmijëve, ku edhe ngeci për disa momente dhe nuk mundi të dilte nga aty.
Top Channel