Mamaja e Cristiano Ronaldos reagon pas thashethemeve për ndarjen e çiftit: Debatojnë por…

11/05/2023 12:24

Mamaja e Cristiano Ronaldos ka hedhur poshtë pretendimet sefutbollisti dhe Georgina Rodriguez, kanë probleme në marrëdhënien e tyre të dashurisë.

Disa media spanjolle kanë shkruar muajin e kaluar se Ronaldo është “ngopur” me modelen dhe se tani janë në pragun e ndarjes.

Georgina, 29, u përgjigj duke mohuar një përçarje me partnerin e saj 7-vjeçar, duke shkruar në një postim në rrjetet sociale: Xhelozia shpik një thashethem, thashethemet përhapen dhe idioti e beson.

Ditë më vonë, Cristiano,  postoi një foto romantike në Instagramin e tij, ku shihej duke u puthur me Georginën dhe shkruante: Gëzuar për dashurinë!

Dolores Aveiro, 68 vjeç, nëna e futbollistit ka deklaruar për mediat gjatë një hapje dyqani në Maderia, se është gënjeshtër çdo gjë që thuhet për çiftin. Sipas saj ata debatojnë si të gjithë çiftet e tjerë, por ndarja e tyre është një gënjeshtër.

“Çdo çift debaton, por ajo që është shkruar është një gënjeshtër”, u përgjigj ajo.

Mamaja e Cristianos e ka vizituar tashmë superyllin dhe familjen e tij në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, ku ata jetojnë.

FOTO GALERI
4/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA