Beyoncé filloi turneun e saj të shumëpritur botëror “Rilindja” në Suedi të mërkurën mbrëma – dhe, siç duket, ishte një natë me ndryshime të shumta në veshje.
Ishte gjithashtu një natë me kostume pas trupit.
Kishte një Courrèges të argjendtë me një prerje rrethore të ylbertë në qendër; një Alexander McQueen dhe një Balmain i qëndisur me një rrjetë të ndërlikuar perlash.
Por kostumi që ndezi vërtet internetin ishte marka spanjolle Loewe.
E zbukuruar me kristale ari, një pjesë e shkëlqyeshme paraqiste një sërë motivesh dore të vendosura në mënyrë strategjike, secila e zbukuruar me thonj të gjatë të kuq.
Dy nga “duart” arritën deri te këmbët e yllit, dy mbulonin pjesë më intime të trupit dhe dy të mbështetura në pjesën e pasme të saj. Ajo e kompletoi look-un me një palë doreza latex të zeza gome të ngjashme me duart e kostumit.
“Ai kostum trupor Loewe që ka veshur Beyoncé do të jetë në librat e historisë,” shkroi një përdorues në Twitter.
Pamja u konceptua nga drejtori kreativ i Loewe, Jonathan Anderson , i cili është ndër stilistët më të kërkuar të modës në botë. Motivet e tij sensuale të duarve u shfaqën më parë në një fustan pa mëngë si pjesë e koleksionit të markës Vjeshtë-Dimër 2022, i cili debutoi në Javën e Modës në Paris vitin e kaluar.
Duke punuar në bashkëpunim me stilisten Shiona Turini, Loewe krijoi edhe një “body” të dytë për turneun. Ai ishte i mbuluar me kristale argjendi Swarovski.
E mërkura shënoi ndalesën e parë të Beyonce-s për dy natë në kryeqytetin suedez, Stokholm. Nga tani deri në fund të shtatorit, turneu i saj do të udhëtojë në 40 qytete në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut.
Top Channel