![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/FFFFF_sd-2-800x450.jpg)
12/02 16:05
Noizy dhe Jori Delli janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kanë publikuar disa fotografi të përbashkëta në InstaStory, ku shihen në jahtin e një bregdeti.
Jori e veshur me bikini të bardha duket mjaft tërheqëse në fotografitë që Noizy i ka ndarë me ndjekësit e tij.
Nuk dihet se përse ata janë bashkë, ndërsa dyshohet se ish konkurrentja e Big Brother VIP mund të jetë protagoniste në klipin e ri të reperit.
Pak ditë më parë, ai ishte i ftuar në një club ku këndoi bashkë me fituesin e BBVA 2, këngëtarin Luiz Ejlli.
Top Channel