Një adoleshent britanike u gjetur i vdekur në një pyll në Tajlandë, pasi u godit nga një 44-vjeçar gjatë një marrëveshjeje droge.
Trupi i Woramet Ben Taota, 16 vjeç, u gjet në një korije në qytetin e tij të lindjes, Lampang, në veri të vendit, më 7 maj me plagë të rënda në kokë dhe prerje në fytyrë.
Oficerët që hetojnë vdekjen e tij, kanë thënë se një burrë që ka lidhje me tregtinë lokale të drogës, ka pranuar se ka vrarë Benin, transmeton The Telegraph.
Chaiwat Boonkarin, u akuzua për vrasje, pasi rrëfeu se u takua me adoleshentin për një marrëveshje droge, e cila u shndërrua në një debat, sipas The Sun.
Pasi e akuzoi djalin për vjedhje dhe gënjeshtra, ai tha se e goditi për vdekje me një copë dru.
Policia ka deklaruar se Chaieat, u lirua nga burgu vetëm tetë muaj më parë, pasi u dënua për krime seksuale.
Gjyshja britanike e Benit, Lilian Graham tha: Ben ishte me një vajzë dhe ata shkuan në pyll për të takuar një burrë. Por diçka duhet të ketë ndodhur dhe ai vrau Benin. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me vajzën. Ka qenë një tronditje e vërtetë. Të gjithë jemi të shkatërruar. Babai i Benit, Steve, po shkon në Tajlandë.
Momentet e fundit të adoleshentit u kapën nga kamerat e sigurisë, ku shihet duke hipur në skuterin blu të mamasë së tij me një vajzë të quajtur Suraphltchaya Khamsa, 16 vjeç, me të cilën ai ishte në një lidhje dashurie.
Suraphltchaya, e njohur si Ping Pong, ka frikë për sigurinë e saj pas arrestimit të të dyshuarit Chaiwat, i cili e njihte çiftin për disa vite me radhë.
Policia ka thënë se telefoni dhe paratë e Benit mungonin, duke sugjeruar se ai mund të jetë grabitur.
Ata thanë se besojnë se adoleshenti u vra diku tjetër dhe u hodh në pyll, pasi nuk kishte shenja lufte ku u gjetën eshtrat e tij.
Top Channel