Beleri përkrah me anti-shqiptarin, Babis Karathanos shfaqet në takimet elektorale të kandidatit të Himarës

10/05/2023 15:08

Fredi Beleri, kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Himarë është duke e përdorur këtë fushatë elektorale në çuarjen përpara të tezës së helenizmit.

Në përmbushje të kësaj teze Beleri ka si yllin polar, ekstremistin grek Babis Karathanos, një emër jo i panjohur për autoritetet ligj-zbatuese shqiptare.

Ekstremisti i njohur anti shqiptar Karathanos, i shpallur non grata nga Shqipëria është aktivizuar plotësisht në fushatën elektorale të kandidatit të Berishës, Metës e Dules Fredi Beleri. Kjo foto e datës 26 Shkurt 2023 tregon një takim elektoral të Fredi Belerit në Athinë ku në të njëjtën tavolinë në të majtë të tij qëndron Vangjel Duke ndërsa në të djathtë Babis Karathanos.

Ndërsa kjo foto tjetër është e datës 7 Maj 2023, në një tjetër takim elektoral po në Athinë të Fredi Belerit,  ku në rresht të parë si i ftuar nderi është përsëri Babis Karathanos. Në fakt kjo nuk është një miqësi e re për qëllime mbështetje elektorale prej Babis Karathanos ndaj Fredi Belerit.

Autoritetet shqiptare, për masakrën e Peshkëpisë në vitin 1994, ku u vranë dy ushtarakë shqiptarë, si pjesë të komandos të cilët hynë në territorin shqiptarë akuzoi dyshen Babis Karathanos ndaj Fredi Belerin.

Në Tetor të vitit 2018 kur forcat Renea vranë në Bularat të Gjirokastrës, 35-vjeçarin Kostandinos Kaçifa, i cili sulmoi me armë policinë, në varrimin e tij nuk mungoi Babis Karathanos bashkë me Fredi Belerin i cili përpiqet të fshihet në fund të kortezhit mortor.

Një vit më vonë në ditën përkujtimore të Kostandinos Kaçifa policia shqiptare i ndaloi hyrjen Babis Karathanos pasi ai ishte shpallur një person ‘non grata’ në Republikën e Shqipërisë.

Nga publikimi postës elektronike të ish drejtorit të përgjithshëm të policisë Gledis Nano, u mësua se ka pasur një tentativë për të sulmuar ambasadën e Shqipërisë në Athinë.

Dokumenti me mbishkrimin sekret, drejtuar Ambasadës Amerikane në Tiranë,  thotë se disa persona në 25 Prill 2021 kanë planifikuar një sulm me lëndë shpërthyese ndaj përfaqësisë tonë në kryeqytetin grek.

Këta persona thuhet në këtë dokument kanë lidhje të ngushta shoqërore me Fredi Beleri i evidentuar si person me veprimtari anti shqiptare prej viteve 1990. Dokumenti thekson se që prej kësaj kohe Beleri është mbajtur nën vëzhgim nga autoritetet e sigurisë

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA