Video/ Shihni momentin kur një studente, spërkat me piper mësuesin që i mori telefonin gjatë mësimit

09/05/2023 09:45

Një incident ka ndodhur në gjimnazin Antioch pranë Nashville, Tennessee, ku një mësues është spërkatur me piper nga një nxënëse.

Ai i mori nxënëses, telefonin gjatë mësimit ndërkohë ajo e spërkati me piper. Mësuesi ka dalë nga klasa duke i thënë një mësuesi tjetër: Ajo më spërkati me piper.

Nxënësja e ndjek jashtë dhe e spërkat sërish me piper, ku mësuesi bie në gjunjë nga dhimbja. Një person tjetër përpiqet që ta ndalojë vajzën, por ajo bërtet dhe i kërkon mësuesit që t’i kthejë telefonin. Dyshohet se nxënësja po përdorte telefoni për të kopjuar dhe mësuesi ia ka marrë.

Ishte hera e dytë që i njëjti mësues sulmohej nga një nxënës. Ai me sa duket u godit me grusht në fytyrë dy muaj më parë, pasi i hoqi telefonin një studenti tjetër pasi e kishte përdorur për të kopjuar.

Top Channel