Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e një jete ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Qafë thanë pranë fshatit Urake.

Një mjet tip trajler që drejtohej nga nga shtetasi serb S. M., 50 vjeç është përplasur me një automjet, ku po udhëtonin dy shtetas gjermanë.

Nga aksidenti ka mbetur e vdekur gruaja,U. S., 56 vjeçe, ndërsa është plagosur burri, P. K., 50 vjeç.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit të rëndë.

“Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, kamioni që drejtohej nga shtetasi serb S. M., 50 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasja U. S. Gjithashtu, është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, shtetasi P. K., 50 vjeç, (pasagjer në automjetin me drejtuese shtetasen U. S.)

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale, drejtuesin e kamionit, shtetasin S. M. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon veprimet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.“- njofton policia.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA