Tre turistë çekë janë shpëtuar me helikopter, pasi mbetën të bllokuar në malin e Jezercës.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, me një postim në Facebook, ku bën të ditur edhe gjendjen e tyre shëndetësore.

“Helikopteri Cougar, me personel të kërkim shpëtimit kanë shkuar në ndihmë të 3 turistëve çekë që kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës. 3 turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR”, shkruhet në postim.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA