Kejvina Ktheja ka treguar për gazetarin Elio se si është ndjerë ajo pas shpullës që i dha Luizit brenda “Big Brother”.

Ajo shprehet se ka marrë shumë pyetje në lidhje me këtë gjë, por tani është e kaluar dhe mbrëmjen e djeshme kishte shkuar në spektakël për ta suportuar. Përsa i përket marrëdhënies me Kristin, ajo shprehet se e ka pasur gjithçka në sensin e shakasë dhe se nëse i lejon Robert Aliaj, do jenë shokë shumë të mirë.

Elio: Si guxon ti, ti biesh me shpullë ‘luanit’?

Kejvina Kthjella: O Zot, akoma! Pyetja që më është bërë më së shumti në jetën time në këtë periudhë, ka qenë ‘si i gjuajte ti atij?’ Tani ndodhi, iku, jemi këtu për ta suportuar.

Elio: Çfarë ndodh me Kristin në momentin që del nga shtëpia?

Kejvina Kthjella: Çfarë do ndodhë me Kristin? Me Kristin ka qenë vetëm një shaka, e kam thënë dhe aty brenda, është çun shumë i mirë dhe e meritonte të ishte në finale dhe kaq. Në qoftë se na lë Berti të jemi shokë të mirë, ok do jemi.

Elio: Si u ndje familja jote kur dole nga shtëpia dhe çfarë të thanë në atë moment?

Kejvina Kthjella: Në atë moment në mënyrën se si dola unë, ka qenë goxha e preokupuar për mua dhe në merak për mua. Më kanë ndenjur shumë afër, kanë qenë shumë të mërzitur normalisht nga situata që erdhi, mesazhet, por asnjëherë nuk ma kanë shprehur. Dua t’i falenderoj dhe t’i them që i dua shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA