Të gjithë blegtorët dhe bletarët do të jenë përfitues të skemës kombëtare pavarësisht numrit të aplikimit.
Saktësisht për mbarështrimin e bletarisë fermerët do të subvencionohen në vlerën e 1,000 lekëve për zgjua, por jo më shumë se 150 mijë lekë të reja për subjekt. Konkretisht, në blegtori do të mbështeten fermat me jo më pak se 10 krerë lopë, në vlerën deri në 10 mijë lekë/krerë, por jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt.
Ndërsa tek të imtat, do të mbështeten fermat me jo më pak se 100 krerë dele\ose dhi por jo më shumë se 360 mijë lekë për subjekt.
“Përfitimi tek bletaria është mbi 50 koshere bletë dhe masa e përfitimit është 10 mijë lekë të vjetra, por jo më shumë se 1.5 mln e gjysmë lekë të vjetra. Ndërsa tek gjedhët është nga 10-50 krerë dhe masa e përfitimit është 100 mijë lekë të vjetra për cdo krerë. Kurse tek të imtat është mbi 100 krerë dhe masa e përfitimit është 12 mijë lekë të vjetra për cdo krerë“- tha zv.ministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari.
Buxheti për Skemën Kombëtare këtë vit kap vlerën e 3.3 miliard lekëve, zv\ministri I bujqësisë, Arjan Jaupllari thotë se pavarësisht këtij fondi në gjë është e sigurtë të gjithë blegtorët do të mbështeten.
“Nëse do të ndodhë që nuk do të plotësohet fondi i akorduar për blegtorinë mund të ndodhë një rishoërndarje, por jo se nuk do të ketë mbështetje. Katër masat e para e para të blegtorisë janë për të përfituar 100% e fermerëve“- tha zv.ministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari.
Më shumë se 60% e dosjeve të fermerëve janë përpiluar, brënda pak javësh fermerët që gjësë gjallë pritet të tërheqin paratë që buxheti i shtetit ka përcaktuar për ta.
Top Channel