Fotot/ “E dashur, ky është një triumf”, humori anglez i shtypit për kurorëzimin e mbretit

07/05/2023 10:57

Të gjitha faqet e para të gazetave të së Dielës, në Angli i janë kushtuar kurorëzimit të Charls III si mbret dhe Kamilës si mbretëreshë.

Nga këto 9 gazeta në 7 prej tyre faqen e parë e ka zënë një foto e Mbretit Charls, ndërsa në dy tjera fotoja e Charles bashkë me Kamilën.

“Të Lumtur dhe të Gëzuar” është titulli Sunday Express.

Ndërsa Mail on Sunday ka zgjedhur si titull:

“Pamja e të dyve që thotë” E dashur ky është një triumf”.

Sakaq gazeta më e madhe të Dielës në Skoci shkruan:

“Mbreti i Botës” duke theksuar se “Një rekord shikuesish prej 300 milion njerëz panë momentin historik të Kurorëzimit”.

The Sun on Sunday ka zgjedhur si titull “Në rritje deri në Lavdi”.

“Një moment historik është shënuar në të gjithë përmbajtjen e tij tek sa Charlsi III është kurorëzuar Mbret bashkë me Kamilën Mretëreshë”, komenton faqen e parë The Sun on Sunday.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA