Në vitin 1997, Nevzati e nisi aktivitetin me 50 krerë dhenë e që atëherë, nga viti ne vit e shtoi tufën duke arritur sot në gati 800 dele e qengja.
Blegtoria është një profesion i vështire pasi kërkon 24 orë shërbim ndaj tufës së dhenve ndaj ai ka angazhuar edhe 3 djemtë e tij. Ata sot marrin 3oo litra qumësht në ditë me treg të siguruar edhe për shitjen e mishit dhe leshit.
“Kemi marrë toka me qira këtu, kemi ngritur aktivitetin që ju e shikoni. Deri tani kemi arritur rreth 800 krerë dhen. Duam të përmirësojmë kushtet që të fusim dhen rrace, që të japin prodhim të lartë. Deri tani a ka vlejtur sepse ne kemi qenë në punën tonë, bashkë me fëmijët”.
Blegtori tregon se jeton mes Korçës dhe Fierit për të siguruar ushqimin për tufën. Në dimër me tufën e tij shkon ne Verbas te Patosit ku ka ngritur stallat ndërsa në verë ne Mazrek të Korçës ku ka dhe vendlindjen.
Blegtori kërkon tani një stallë moderne për të shtuar prodhimin e qumështit deri në 1 ton në ditë.
Top Channel