Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar aktori shkodran Marko Caka.
Përmes një lidhje Skype nga SHBA ai ndau më shumë detaje nga filmi “Joker 2”, për të cilin ka xhiruar në të njëjtin sheshxhirim me Lady Gaga-n.
“Ishte kënaqësi sepse ka sensin e seriozitetit gjatë xhirimeve, por është shumë e dashur me njerëzit që e rrethojnë. Përshëndet gjithë njerëzit që e rrethojnë, por bën edhe fotografi me ndonjë fans që e kërkon. Nuk e kam parë aspak arrogante, përkundrazi një thjeshtësi të paparë. E përjetova shumë afër sepse ishin skenat në tilla. Kam luajtur pranë saj nga ora 3 e mëngjesit deri në 7 të pasdites, kam luajtur mbi 15 orë”, tregoi Caka.
Sa i përket pagesave ai hamendësoi se protagonsitët paguhen rreth 20 milion dollarë për episode, ndërsa rolet episodik nisin nga 1070 dollarë.
Top Channel