Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta piktori i filmit Shyqyri Sako Fondi i Teatrit për të Rinj tashmë në edicionin e dytë të tij ka shpallur fituesit, pas 37 propozimesh.
Bordi Artistik i TKEKS ka përzgjedhur 10 projekte fituese ku 2 janë regjisore vajza dhe 8 regjisorë djem.
Projektet përfituese nga ky fond prej 10 milionë lekësh do të realizohen nën kujdesin e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ndërsa Teatrot e rretheve do të mbështesin projektet e këtij fondi, përmes logjistikës teatrore.
Në përfundim të punës për të gjitha veprat, do të organizohet një javë e dedikuar festivalit të teatrit për të rinj që sërish do të jetë nën titullin “HAPAT”, këtu në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, duke e finalizuar me ndarjen e çmimeve për të gjitha kategoritë pjesëmarrëse, nga një juri profesioniste.
Top Channel