Fiorentina merr vendimin, ikën Pioli, skuadra në grumbullim deri në sfidën me Mainz
Dea dhe Luizi kanë rikthyer sërish pakënaqësitë që kanë pasur gjatë rrugëtimit në “Big Brother”.
Dea ka përmendur rastin kur Luizi me nerva i ka thënë se do e zhargavittë, një kërcenim që Dea nuk e ka harruar. Ajo i thotë Luizit se ka nevojë për terapi sepse kur i ngrihen nervat, nuk e menaxhon dot veten dhe bëhet i frikshëm.
Dea: Kur më the mua do të të zhargavit në mur nuk e kishe as garë as lojë.
Luizi: Në garë ishim.
Dea: Edhe e luajte shumë bukur ë? Po ty të ishin errësuar sytë mo, të ishte tharë buza. Ti je i frikshëm more.
Luizi: Unë i frikshëm?
Dea: Ti duhet të kuptosh që nervat e tua duhet të mësosh t’i menaxhosh dhe mundësisht të bësh terapi. Se kur the që s’kam bërë asnjë takim me psikologun, unë u habita. Ti duhet të bësh takim, duhet të menaxhosh këto nerva. Duhet të kuptosh që bëhesh i dhunshëm kur bëhesh me nerva.
Luizi: Ti duhet të menaxhosh talljet me… E di vet ti me ça.
Dea: Nuk justifikohet kjo gjëja vetëm me ‘u bëra me nerva’. Unë kërkoj falje dhe e pranoj që kam bërë gabim.
Luizi: Pse unë nuk të kërkova?
Dea: Jo ti thua nuk kam bërë asnjë gabim dhe kur më kërkove falje, më ke kërkuar falje duke thënë ‘në qoftë se u ndjeve keq’… Jo nuk është në qoftë se u ndjeve keq, më fal që e bëra këtë gjë.
Luizi: Po pra.
Dea: Nuk ma ke thënë kështu.
Luizi: Do që të ta them prapë? Ke 7 vjet që e përmend këtë muhabet, s’ke gjë tjetër?
Dea: Përderisa ti mendon që s’ke bërë asnjë gabim…
Luizi: Asnjë gabim.
Dea: Atëherë për çfarë të kërkosh falje, ti je në rregull me veten tënde.
Luizi: E kam kërkuar dhe e ke pranuar dhe e rihap prapë, dhe e mbyll prapë.
Top Channel