Mbrëmjen e djeshme Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri janë futur brenda shtëpisë së “Big Brother”, për të darkuar me të 4 finalistët.
Luizi gjatë bisedës, ka pyetur Donaldin nëse e duan njerëzit jashtë, apo kur ta shohin do i gjuajnë me ndonjë “tullë”. Madje ai shprehet se është i mërzitur që do përfundojë “Big Brother” sepse këtu ishte rehat, kishte për të ngrënë e për të pirë, bënte gallata, kurse kur të kthehet në realitet do i duhet të përballet me shumë detyrime dhe stres.
Luizi: Donald, dua të pi një kafe të dielën në 9 të sahatit tek Drejtoria e Policisë, siç kam pirë gjithmonë makiato. Bëhet? Ka ndonjë problem, gjuan dikush me tulla me ndonjë gjë? Dua a do më bjerë dikush se për gjë tjetër, kërcej në oborrin e policisë, prandaj dua të pi kafe aty.
Ilir Shaqiri: Jo more.
Luizi: Është duke ardhur fundi dhe jam shumë i mërzitur. Jam i mërzitur se 4 muaj e gjysmë i kemi pasur të gjithë të mirat, për të ngrënë, për të pirë, gallatë, lojëra, dhurata. Tani kthehesh në jetë reale, stresi, hallet, detyrime, llogari, gjithçka, këtu ishim mirë, ta shtyjnë dhe nja tre muaj.
Donaldi: Të them diçka? Fli i qetë plak.
Luizi: Jo o se nuk jam duke fjetur i qetë.
Donaldi: Po fli i qetë more se na fiksove, na vdiqe.
Top Channel