Një mjet ka marrë flakë në ecje këtë pasdite në kryeqytet.

Incidenti ka ndodhur në Shkozë, kur “Ford-i” ka marrë flakë në lëvizje e sipër. Shkak dyshohet të jetë bërë një defekt në mjetin që u dogj pjesërisht.

Njoftimi i policisë:

Me datë 03.05.2023, në Shkozë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin D. J., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel