Një kamion ka dalë nga rruga këtë pasdite në aksin rrugor Pogradec-Lin, duke shkaktuar trafik në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Piskupat. Fatmirësisht shoferi, i cili humbi kontrollin e mjetit, nuk është lënduar.

Për më shumë se 15 minuta, mjetet e tjera janë bllokuar në rrugë, ndërkohë që policia ndërhyri për zhvendosjen e kamionit.

Top Channel