Foto/ Bebe Rexha shfaqet si gjethe kanabisi teksa performon këngën e saj në “Jimmy Kimmel Live”

03/05/2023 12:19

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha tërhoqi vëmendjen teksa u shfaq me një kostum me gjethe kanabisi, në “Jimmy Kimmel Live”.

Ajo promovoi album e saj më të ri “Bebe”, i cili u publikua të premten, një album kryesisht pop.

Zgjedhja për t’u shfaqur me një kostum jeshil me gjethe kanabisi nuk ishte rastësi pasi albumi flet edhe për marihuanën, të cilën u shfaq duke e  pirë edhe me një nga artistët që bashkëpunoi, Snopp Dog, në këngën e tyre Satellite.

Pjesë e albumit janë edhe dy bashkëpunime shumë të suksesshme: “Seasons” me Dolly Parton, “I’m Good (Blue) me David Guettan.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

“Po, unë isha një gjethe gjigante e barërave të këqija për performancën time në ‘Jimmy Kimmel Live’. Një gjethe sativa për të qenë të saktë. Faleminderit Marta Del Rio që më ndihmove të realizoj idenë time”, shkroi Rexha në Instagram.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel