Flakët shpërthejnë në qiellin e Krimesë pas sulmit me dron në depon ruse të karburantit (fotot)

03/05/2023 16:16

Një depo gjigante karburantesh ka shpërthyer sot në Rusi pas një sulmi me dron që besohet se është orkestruar nga Ukraina.

Çisternat me dhjetra ton karburant shpërthyen në flakë rreth orës 02.00 të natës në portin pranë Volna në Detin e Zi, pranë një ure strategjike që lidh Rusinë me gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Shtëllunga e tymit ngrihej frikshëm dhe shihej prej nga porti i Taman në rajonin jugor të Krasnodar, teksa raportohej se nga sulmi nuk kishte të plagosur.

Një dëshmitar tha: “Dicka shpërtheu rreth orës 2 të mëngjesit, kishte një zhurmë fishkëllime në ajër dhe një si gjurmë droni, tani po digjet gjithçka, është karburant”.

Sulmi duket se është nga goditjet e fundit të sabotazhit të Ukrainës brenda territorit rus, vetëm 10 km larg urës strategjike të Kerch që lidh Krasnodar më rajonin e Krimesë.

Sulmi i dyshuar me dron vjen pas goditjes së trenit rus të mallrave që doli nga shinat dy ditë më parë në perëndim të Rusisë.

Sot inteligjenca ruse FSB tha e kishte arrestuar një sabotator ukrainas që kërkonte të godiste me një seri sulmesh në Krime, njoftonin mediat ruse, shkruan Daily Mail.

Guvernatori i Krasnodar, Veniamin Kondratyev tha për sulmin e sotëm: “Një depozitë me produkte nafte mori flakë në një zjarr të vështirë për t’u kontrolluar”.

“Sipas informacioneve paraprake nuk ka të lënduar dhe përpjekjet po fokusohen në ndalimin e përhapjes së zjarrit”, shtoi Kondratiev.

FOTO GALERI
3/8
“Sipas informacioneve paraprake nuk ka të lënduar dhe përpjekjet po fokusohen në ndalimin e përhapjes së zjarrit”, shtoi Kondratiev.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA