
25/02 20:40
Për herë të parë në Elbasan po zhvillohet festivali Ndërkombëtar i Teatrit të Kukullave ku marrin pjesë 8 trupa nga vende të ndryshme të botës dhe 3 nga Shqipëria.
Festivali u çel nga trupa e teatrit “Skampa’ ndërsa deri në 5 Maj do të performojnë trupat teatrore të Italisë, Belgjikës, Malit të Zi, Turqisë, Francës etj.
Drejtuesja e festivalit shpreson që ky event të kthehet në traditë për Elbasanin.
Shfaqja që hapi festivalin ishte “Në botën e Çokollatave” me regji të Hysen Mullajonuzit.
Shqipëria në këtë takim të rëndësishëm të teatrove të kukullave përfaqësohet me Teatrin e Elbasanit, të Korçës dhe të Tiranës.
Top Channel