Xhirimet e filmit “The Prosecutor” sollën në Tiranë aktorin e famshëm hollivudian Danny Glover.
Bëhet fjlë për një serial pilot, ku tashmë janë xhiruar dhjetë episodet e para. Danny Glover është në rolin e ambasadorit amerikan në vendin tonë. Por a është ai një ambasador i mirë?
Sinkron Danny Glover, aktor
“Jam një ambasador i vullnetit të mirë për të plotësuar dëshirat e fëmijëve të Shteteve të Bashkuara. Kam qenë një ambasador i dëshirës së mirë në sistemin e Shteteve të Bashkuara për më shumë se 20 vjet”, tha Glover.
I pyetur nëse do të rikthehet sërish si një turist tashmë, Glover konfirmoi duke shprehur arsyen pse.
“Janë njerëzit. Duket si një përgjigje e lehtë, por janë ata”, u përgjigj aktori.
Glover është gjithashtu një mbështetës aktiv i kauzave të ndryshme politike. Ai ka marrë shumë vlerësime, duke përfshirë Çmimin Humanitar “Jean Hersholt” nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit.
“Nëse nuk do të isha i përfshirë në lëvizjet që sollët liri për Nelson Mandelën. Nëse nuk do të ishte i përfshirë në lëvizjet kundër kolonizimit të Angolës e Mozanbikut, dhe në të gjitha lëvizjet e tjera të përfshira, nuk do të isha bërë aktor”, u shpreh Danny Glover.
Më herët aktori nuk kishte dëgjuar për Shqipërinë, por sot pas takimeve, përshëndetjeve dhe fotografive me shumë prej nesh ai na përcakton kështu.
“Këtu shoh karaktere të burrave dhe grave, familjeve, fëmijëve, studentëve, me ndërgjegjen e qytetarëve të vendit të tyre”, tha aktori.
Të pranishëm producenti i filmit Ylli Ujka dhe regjisori Fatmir Doga rrëfyen më shumë rreth serialit, i cili mendohet të shfaqet në platformën Netflix.
Top Channel