77 vjeçarja ‘nuk njihet më’ pasi humbet 30 kg, duke eliminuar vetëm ‘teka të vogla ushqimi’ (fotot)

03/05/2023 17:05

Një grua e moshuar britanike thotë se ka rigjetur veten e saj pas një humbjeje impresive në peshë, duke eliminuar disa nga tekat e saj të alkoolit dhe disa ushqimeve të preferuara.

“Më pëlqente alkooli, vera e bardhë dhe e kuqe. Nuk pija përditë por më shumë në fundjavë. Në total më shkonin katër-pesë shishe vere në javë, që kërkonin gjithashtu shumë ushqim për t’i shoqëruar”, thotë gruaja e moshuar që tashmë peshon të paktën 30 kg më pak.

“Nuk haja ushqime të shëndetshme dhe merrja racione të mëdha ushqimi të shpejtë si hamburgerë McDonald dhe të skuqura të tjera të dëmshme”.

“Kur isha e shëndoshë nuk kishte besim te vetja, bleja rroba të gjera për të fshehur pamjen time. E urreja kur shkoja në dyqane dhe nuk gjeja rroba që më bënin”.

“Kur më vdiq bashkëshorti e ndjeja se pesha sa vinte e shtohej, më pas kuptoja se nuk mund të ecja më, isha gjithmonë në dhimbje dhe nuk qëndroja dot gjatë në këmbë. Më pas më diagnostikuan me diabet”, thotë Angela.

“Kështu që vendosa të humbas në peshë para se të shkoja me pushime dhe zgjodha një plan të rënies në peshë që nisa qershorin e shkuar”.

Gruaja e identifikuar si Angela Dimmer thotë se që me javën e parë të dielës humbi të paktën 3 kg dhe kjo ishte një motivim i madh për të.

Angela shton: “Për fat gjeta vullnetin të vazhdoj dhe i qëndrova planit tim. Lashë alkoolin, bukën dhe patatet e gatshme të skuqura dhe kjo më ndryshoi jetën”.

“Tani mund të eci 5-6 km në javë dhe kam nisur të bëj ushtrime në pishinë, por e rëndësishme është se kërkoj të jem aktive. Plus mund të hyj në një dyqan dhe të blej rroba që më bëjnë, çka nuk mendoja se do a bëja më parë.

“Mendoj se është e bukur që arrita ta bëj edhe në këtë fazë të vonë të jetës time, por e bëra më shumë për arsye shëndetësore sesa estetike. Tani ndjehem e lumtur dhe forma e re ka reduktuar diabetin tim”, përfundon gruaja për rrjetin britanik The Mirror.

FOTO GALERI
1/3
Angela shton: "Për fat gjeta vullnetin të vazhdoj dhe i qëndrova planit tim. Lashë alkoolin, bukën dhe patatet e gatshme të skuqura dhe kjo më ndryshoi jetën”.

Top Channel