Armaldo Kllogjeri ka dhënë një sqarim për fansat e Luizit në “Wake Up.
Ai tregoi pse u ftoh marrëdhënia e të dyve dhe jep sqarimin e plotë se çfarë kishte ndodhur me nominimin e Luizit, Kiarës dhe Bledit nga Olta.
Neada Muçaj: Një person tjetër që është prekur shumë në momentin që ke dalë, është Luizi, i cili po këto ditë ka thënë që nuk ia fal maestros që nuk ma dha dorën kur u largua, por zgjodhi vetë Kiarën dhe Oltën që ta përcillnin.
Blendi Salaj: Pse nuk ia dhe dorën, ishte një veprim i ndërgjegjshëm?
Armaldo Kllogjeri: Për të gjithë fansat e Luizit që gjithmonë janë kureshtarë se çfarë qëndrimi do mbash me Luizin, më kërkojnë një këngë, ju të dy shkonit mirë, pse ti u ndave nga Luizi, pse ti e tradhtove? Unë dua të qartësoj për fansat e Luizit një diçka. Në momentin që Arbër Hajdari ka thënë ‘ti maestro ke nominuar Luizin, Kiarën dhe Bledin’, aty filloi marrëdhënia ime me Luizin që u shkëput dhe u nda dhe Luizi filloi të më sulmonte fort për këtë veprim që unë kam bërë, ose për idenë që unë i kam dhënë Oltës. Për ta sqaruar, Olta e kishte idenë dhe do ta bënte që Luizi dhe Kiara të ishin në nominim, e kishte të vendosur këtë gjë, por donte personin e tretë, që mund të isha unë apo mund të ishte një person tjetër, për arsyen që të dilte Kiara.
Në atë moment që u bë prime, unë u godita shumë nga opinionistët dhe pata një rënie në kalimin e lojtarëve që të vazhdonin shtëpinë dhe dola i fundit si renditje. Këtu Olta u tërhoq dhe vuri Bledi Manen, të cilin unë e propozova sepse unë si Armaldo e doja Bledin jashtë sepse ishte një lojtar i fortë. Ne patëm një diskutim të fortë me Luizin në dhomën e grimit që unë i tregova disa karakteristika që Bledi i kishte dhe për këtë është bërë dhe video.
Në këtë moment unë kam qenë thjesht një lojtar që kam dhënë një mendim, por jo kam marrë një vendim për këtë situatë, për ta kuptuar të gjithë. Por kjo nuk do të thotë që Luizi mua të më godiste kaq fort, për këtë ide që kisha dhënë. Por të thoshte Armaldo ke dhënë një ide të gabuar, unë kam pasur besim tek ty etj. Kjo nuk është një arsye madhore që Luizi e përdori.
Top Channel