Vrasja e Ardian Nikulajt të mërkurën e 19 prillit tronditi mbarë opinion publik, duke rikthyer dhe një here fenomenin e gjakmarrjes në vendin tonë.

Persona të afërt të familjes Nikulaj kanë konfirmuar mbrëmjen e djeshme se familja Nikulaj  ka nxjerrë nga ngujimi familjen dhe të afërm të Edmond Haxhisë pasi emri i tij doli si i përfshirë në këtë ngjarje. Familja Nikulaj e la pas kanunin duke ia dorëzuar drejtësisë gjykimin e plotëe të vrasjes së Ardian Nikulajt.

E gjithë  kjo vjen si pasojë e zbardhjes së shpejtë të kësaj ngjarje nga Policia e Lezhës, gjithashtu dhe bashkëpunimi me shtetin anglez dhe arrestimin e shpejtë të Edmon Haxhisë dhe tre bashkëpuntorëve të tij.

Të tjera detaje kanë dalë mbrëmjen e djeshme për 3 personat të cilët luanin rolin e vëzhguesit. Harry Simpson u kujdes në çdo detaj për të vëzhguar çdo lëvizje jo vetëm të viktimës por dhe familjarëve të tij.

Në videon e siguruar shihet djali 8 vjeçar i Nikulajt teksa luan bilardo me Simpson e ndërkohë informonte killerin portuges për lëvizjet e të atit, po ashtu tek një video tjetër shihet po Simpson i cili po ashtu ka drekuar me fëmijët e viktimës.

Tek një tjetër foto shihet Harriet Bridgman dhe Paul Hunt të cilët u mikpriten nga vetë viktima për të darkuar. Informatorët u mikpritën për disa ditë duke u hequr si tursitë në restorantin e Ardian Nikulajt, pa e ditur se kjo mikpritje do të kthehej në plumba dhe me vdekje për vete atë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA