Sfida e radhës për finalistët e Big Brother Vip, ishte të komentonin disa foto që do shfaqeshin në monitorin që ndodhet në dhomën e ndenjes.

Ata duhet të uleshin përballë monitorit dhe secili duhet të komentonte foton që shfaqej në monitor. Pra, të tregonin një histori për foton që do shikonin.

Përmes një zarfi të bardhë Vëllai i Madh komunikoi se pasi banorët të shihnin fotot, ata duhet të rrëfenin një histori personale për secilën.

Në momentin kur në ekran ka dalë një fëmijë, me flokë të gjatë dhe biond, Luizit i shkoi në mendje djali i Oltës, duke shpjeguar se ka shumë ngjashmëri.

Luizi: Djalin e Oltës. Kështu iu bë dhe klipi, ishte në natyrë, ishte me bluzë me mëngë të shkurtra, kishte një avion në dorë, ishte bar, ka qenë diku tek oborret e Topit madje dhe me këto pemët që janë pak si të zhveshura, se sapo kishin filluar të çelnin. Kështu i kishte flokët, pak më të shkurtra se ky, ky trup ishte. Amar të përshëndes bashkë me mami Oltën edhe me babi Dorin. Kaq kisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA