Një video emocionuese e një gruaje të moshuar, duke shijuar tingujt e Neil Diamond, me një grup adoleshentësh në një tramvaj, është bërë virale.
Gruaja, e cila është quajtur si 77-vjeçarja Susan Rogers, këndon “Sweet Caroline”, pasi adoleshentët e vendosën këngën.
Dr Carl Austin-Behan, ish-kryetar i bashkisë së Mançesterit dhe Ambasadori i Komunitetit LGBTQ+ të Mançesterit të Madh për Fondacionin LGBT, ndau videon e ëmbël të gruas në Twitter, ku ka tërhequr qindra pëlqime.
Vajza e Susan, Debbie Duplex, tha për Manchester Evening News se ishte në tramvaj me mamanë e saj në East Didsbury të shtunën, kur një grup fëmijësh filluan të luanin muzikë në altoparlantët e tyre.
Ajo tha: Ata po luanin muzikë me të vërtetë me zë të lartë dhe ajo vetëm iu drejtua atyre dhe u tha ‘mund të vendosni diçka më gazmore’ dhe ata e bënë. Këta fëmijë ishin thjesht të mahnitshëm. Mamaja ime po kërcente, duke qeshur dhe duke kaluar një kohë kaq të mrekullueshme. Ajo e bëri ditën e saj. Fëmijët ishin kaq të sjellshëm dhe po kërcenin me të. Ishte një moment vërtet i bukur.
Debbie thotë se Susan, e cila ka demencë, i pëlqen kërcimi dhe muzika, kështu që ishte një moment i veçantë për familjen.
“Ajo në fakt pati një aksident të rëndë vitin e kaluar, kështu që ta shohësh atë duke kërcyer përsëri është thjesht e shkëlqyer”, u shpreh Debbie.
How heartwarming is this! Some young people on @MCRMetrolink @OfficialTfGM playing random “modem” music realising an older person was on the tram started playing @NeilDiamond – look at the joy and excitement in her face ❤️❤️❤️ @MENnewsdesk @BBCRadioManc @Northendenunta1 pic.twitter.com/BhZFKNmhQA
— Dr Carl Austin-Behan OBE DL Blue Tick 💙 (@CarlAustinBehan) April 29, 2023
Top Channel