Guvernatori rajonal Alexander Bogomaz tha se një objekt i paidentifikuar eksploziv shpërtheu para aksidentit të rëndë hekurudhor në rajonin perëndimor të Unechsky.
Shumë komentatori thanë se përgjegjësit e ngjarjen në linjën hekurudhore Bryansk-Unecha janë sabotatorë nga Ukraina.
Rusia raportonte se sot më 1 Maj kanë qenë dy atentate sabotimi me shpërthim, të cilat bënë që treni i naftës së dilte nga shinat duke rrëzuar dhe shtyllat e energjisë elektrike.
Incidenti në rajonin Bryansk në kufi me Ukrainën dhe Bjellorusi, ndodhi në një linjë të përdorur nga Moska për të dërguar furnizimet ushtarake.
Shtatë vagonë të trenit u përmbysën jashtë binarëve pas shpërthimit në tokë, thanë raportimet, mes të cilëve dhe lokomotiva e trenit.
Zyrtarët thanë se nuk kishte viktima në njerëz por lokomotiva kishte marrë flakë.
Ka pasur një rritje të incidenteve me zjarre e shpërthime në Rusi muajt e fundit.
Incidentet vijnë teksa përflitet për një kundër-ofensivë të ushtrisë së Ukrainës ndaj forcave ruse në lindje të vendit.
Kreu i ineltigjencës së Ukrainës, Kyrylo Budanov tha se një pjesë e incidenteve në Rusi orkestrohen nga Ukraina, shkruan rrjeti britanik ‘The Mirror’.
“Shumë prej tyre nuk janë aksidente,” tha ai.
Dy të dyshuar si sabotatorë janë arrestuar për aksidentin në hekurudhën e Bryansk pas pikasjes në kamerat e sigurisë, shkruante rrjeti vendas Mash.
Top Channel