Racizëm dhe dhunë policore kundrejt protestuesve, anëtarët e OKB-së akuza ndaj Francës

01/05/2023 17:39

Franca është akuzuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për racizëm dhe dhunë kundrejt protestuesve nga policia.

Disa vende kanë shprehur shqetësimin e tyre, sidomos me rastin e protestave masive të ditës ndërkombëtare të punonjësve.

Ata kanë deklaruar se Franca duhet të marrë masa për të adresuar në mënyrë transparente akuzat në lidhje me përdorimin e tepruar të forcës nga policia dhe xhandarmëria kundër protestuesve gjatë demonstrative.

“Ne rekomandojmë që Franca, të zgjerojë përpjekjet për të luftuar krimet dhe kërcënimet e dhunës të motivuara nga urrejtja fetare si urrejtja anti-myslimane, duke përfshirë rastet e vandalizmit, ngacmimeve dhe sulmeve”, tha Kelly Billingsley -Përfaqësuese e  SHBA-së në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Ne dëshirojmë t’i rekomandojmë Francës që, të vazhdojë të sigurojë që çdo masë e jashtëzakonshme t’i nënshtrohet një rregulli të rishikimit dhe mbikëqyrjes gjyqësore, dhe se ato nuk bëhen masa ligjore të përhershme. Gjithashtu vazhdoni të rishikoni politikat dhe metodat e agjencive përmbarimore për të siguruar masa mbrojtëse kundër përdorimit të forcës gjatë demonstratave dhe të politikave diskriminuese”, u shpreh Iva Gavrilova – Përfaqësuesja e Republikës Çeke në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Gjatë konferencës këtë të hënë, disa vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kinën, i bënë thirrje Francës që të bëjë më shumë për të luftuar diskriminimin racor dhe fetar.

Për të njëjtën gjë u akuzuan edhe Danimarka, Lihtenshtajni dhe Norvegjia. Por në listën e të akuzuarve nuk munguan as Rusia, Venezuela dhe Irani, tre vendet që vetë përballen rregullisht me akuza për dhunë policore e shkelje të tjera të të drejtave të njeriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA