Muzika e filmave shqiptarë përcjellë përmes një koncerti instrumental-vokal riktheu nostalgjinë e brezave të tërë që u rritën me kolonat zanore të filmave.
Instrumentistët e Gjirokastrës në piano, tastierë e klarinetë u shoqëruan në këtë koncert nga kuarteti i harqeve të RTSH-së. Koncerti për të cilin po punohej prej muajsh solli një event shumë dimensional shoqëruar edhe me interpretimin lirik të këngëtares së kantos Semine Sulozeqi.
Muzika e sjellë për publikun ofroi kompozimet e Kujtim Laros, Aleksandër Lalos apo Hajg Zaharian si dhe emocionet e disa prej filmave më të pëlqyer ndër dekada nga publiku si “ Në fillim të verës” “Liri a Vdekje”, “Kohë e largët”, “ Flutura në kabinën time”, “Dimri i fundit” apo “Tomka dhe shokët e tij”.
Muzika instrumentale po rrit praninë e saj mes eventeve kulturore në Jug dhe po edukon një tjetër cilësi shijesh të publikut. Ky zhanër i artit ka qenë për vite me radhë një aspekt i munguar i jetës sociale në Gjirokastër.
Top Channel