Hasan Nallbani në kohë dhe zhanre të ndryshme të krijimtarisë së tij. Peizazhe, natyrë e qetë dhe kompozime përbejnë ekspozitën e tij më të re, “Udhëtimi” në “Golemi Art Gallery”.
Peizazhe nga Berati, Pogradeci, kompozime, nudo, natyra të qeta dhe madje dhe autoportreti i tij. Të gjitha këto punë piktori i ekspozon për herë të parë.
“Udhëtimi” në piktura është një përzgjedhje e punimeve të piktorit të bëra ndër vite. Arben Golemi tregon se përzgjedhja është bërë vetëm nëpërmjet punimeve që i rrinin mirë kësaj galerie. Duke përjashtuar tablotë me përmasa të mëdha.
Ekspozita e fundit personale e Hasan Nallbanit ka qenë vitin e shkuar në Sarandë. Ndërsa ‘ Udhëtimi’ i tij piktorik në këtë ekspozitë do të vazhdojë deri më 18 maj për publikun.
Top Channel