“45 mijë lekë paga minimale në 2025″/ Rama prezanton kandidatin në Pogradec

01/05/2023 17:12

45 mijë lekë do të jetë paga minimale në muajin prill të vitit 2025, u shpreh kryeministri Edi Rama, duke folur për synimin e qeverisë për rritjen e pagave.

“Në prill 25 do të jemi në 45 mijë lekë dhe nuk do ta mbyllim detyrën pa e çuar në 60 mijë lekë dhe pa e çuar pagën mesatare në 950 euro. Të ardhurat për frymë do t’i çojmë patjetër në 10 mijë euro. Nuk jemi akoma aty ku duhet”, tha Rama, ndërsa shtoi se “do të vazhdojmë të mos lëmë rast pa i shpërblyer pensionistët”.

Nga Pogradeci, ku prezantoi kandidatin Ilir Xhakolli, kryeministri akuzoi të djathtën se sa herë merr pushtetin në dorë, e keqpërdor.

“Kemi shumë arsye për të mos pasur dilemë. Është shumë e qartë dhe çfarë duam dhe çfarë bëjmë ne dhe çfarë duan dhe çfarë nuk bëjnë ata. Kur ishin ata, bashkia e Pogradecit mbeti si jetime. Ndodh sa herë pushtetit bie në duart e tyre.

Sepse ne e kemi në gjak, e kemi në kulturës e punës. Pjesë e pandashme të arsyes pse merremi me politikë. Kur ne marrim një detyrë, nuk po them që nuk bëjmë gabime, po as nuk ka garë dhe konkurrencë me ata.

Shkodra, që drejtojnë ata, është e vetmja bashki ku kazanët mbulohen nga plehrat disa ditë. Sot, Pogradeci është i pastër. Kalon dhe nuk shikon një copë letër në rrugë”, u shpreh Rama për qytetarët e Pogradecit.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA