27/11 10:40
Dy persona u vranë dhe një person i tretë u plagos pas të shtënave në një park në Seattle të SHBA-së.
Sipas medias së huaj, oficerët gjetën në tokë tre persona të lënduar rëndë ndërsa u dhanë ndihmën e parë derisa arritën autoambulancat.
Një person ka ndërruar jetë nga plagët e marra në vendin e ngjarjes, njoftoi policia.
Dy persona të tjerë u dërguan në Qendrën Mjekësore Harborview, ku vdiq edhe njëri prej të lënduarve. Personi i tretë ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Hetuesit janë në kërkim të një personi që dyshohet se është larguar nga vendi i të shtënave përpara se të arrinin policët.
Top Channel