Tjetër tentativë trafikimi droge nga Kanadaja në Shqipëri, kapet në Durrës “Gelato” me vlerë 1.2 milionë euro Tornado është një prej 30 pëllumbave të Soni Arapit.
Ai thotë se shpendi është më i veçanti dhe i ka vënë këtë emër për shkak se është më energjiku.
Në shtëpinë e tij në fshatin Ngurëz të Lushnjës, çdo ditë pasi mbaron punën, së bashku me dy vajzat, Soni merret 2 deri në 3 orë për të stërvitur pëllumbin. Për të dhe vajzat e vogla Tornado është bërë si një pjestar i familjes.
“Është i dashur dhe i zgjuar”, shprehet Soni, “Madje ka raste që bëhet edhe xheloz me vajzat kur duan të më përqafojnë dhe mundohet t’i largojë duke i goditur lehtë me puplat e krahëve.”
Për Sonin zogu ka aftësi të veçanta pasi kur është në udhëtim me automjet ai arrin ta ndjekë për kilometra të tëra dhe të qëndrojë mbi krahun e tij në qytet.
“Tornado arrin të dallojë pronarin e vet dhe të ulet në duart e tij. Janë të shumtë njërzit që merren me trajnimin e kafshëve dhe të shpendëve por të mësosh një pëllumb është tepër e vështirë pasi do shumë punë”, tha Soni.
Top Channel