Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV1’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun.

Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Edhe pse tashmë banorët e “BBV2” janë në qendër të vëmendjes edhe ata të edicionit të parë nuk mbeten pas. Ditën e sotme Beniada është pyetur për miqësinë e saj, tashmë të prishur, me Einxhel Shkirën. Beniada pranoi se mes tyre ka hatërmebetje dhe se janë grindur, por sipas saj gjithçka tani është mbrapa krahëve.

“Nuk ka agjë të keqe të zihesh me njerëzit. Kemi pasur hatërmbetje, por gjithçka është mbrapa krahëve tani.

Tashmë të gjithë e dinë për shoqërinë e ngushtë që Beniada ka  Jori Dellin, ish-banoren e “BBV2”, e cila u eleminua mbrëmjen e të martës. Gjatë periudhës kur Jori ishte pjesë e shtëpisë e shihnim se sa shumë e ka suportuar Beniada mikeshën e saj në rrjete sociale. E tashmë që Jori është jashtë shtëpisë të dyja vajzat janë takuar me njëra-tjetrën dhe kanë postuar disa foto, duke na treguar disa momente nga koha që kanë kaluar bashkë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA