Në kërkim për mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve të huaj, arrestohet 30-vjeçari në Spille

30/04/2023 14:46

Një 30 vjeçar i shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik, kryer në bashkëpunim, është arrestuar në Spille.

Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar 30-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, e kryer në bashkëpunim dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

30-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, mashtronin shtetas të huaj duke i garantuar atyre, përfitim të menjëhershëm ekonomik kundrejt investimeve, dhe duke i bindur ata të investojnë në kriptovaluta.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Tiranë/Punë intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë operacioni policor i koduar “Sunday”.
Vihet në pranga një 30-vjeçar i kërkuar për mashtrim kompjuterik, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuaruar kriminal.
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Sunday”.
Si rezultat i këtij operacioni, në Spille, u bë lokalizini dhe arrestimi i shtetasit J. M., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar 30-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, e kryer në bashkëpunim dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. 30-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, mashtronin shtetas të huaj duke i garantuar atyre, përfitim të menjëhershëm ekonomik kundrejt investimeve, dhe duke i bindur ata të investojnë në kriptovaluta. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA