Astrologia e njohur nga Kosova, Laura Bilalli e ftuar në Fun Club ka parashikuar fituesin e Big Brother VIP.

Ajo u shpreh se fituesi i Big Brother VIP do të jetë Luiz Ejlli, ndërsa do të jetë kokë më kokë me Efin.

“Luizi dhe Efi gjasa me fitu, 50 me 50… Luizi e ka fitoren në dorë”, tha astrologia.

Lidhur me marrëdhënien e dashurisë të krijuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, ajo tha se nga ana e Luizit është e vërtetë, por nuk është e njëjta ndjenjë nga pala tjetër.

“Prej këtij është e vërtetë, por prej anës tjetër jo, nëse ndahen do të bëhet prej kësaj”, tha astrologia e njohur.

Kujtojmë se më 6 maj do të mbahet finalja e madhe  Big Brother VIP, ku katër finalistët janë Luizi, Efi, Dea Mishel dhe Kristi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA