Nikolin Xhoja konsiderohet si një nga figurat emancipuese të artit shqiptar si personalitet artistik.

Talenti i tij përfshihej mrekullisht në komedinë satirike. Ai portretizoi dhjetëra figura dhe role të vegjël dhe të papërsëritshëm duke i dhënë vlerë artistike kësaj gjinie. Një dokumentar njohës mbi jetën dhe artin e tij do ta ndiqni sonte në Exclusive.

Regjisori Piro Milkani: Ishte një figurë e dashur dhe shumë popullore me shumë autoritet…. dhe i dha ngjyrë, i dha fytyrë teatrit të Durrësit, “Aleksandër Moisiu”.

Aktorja Aishe Stari: …më thonte që duhet të dish si ta shfrytëzosh veten tënde, të punosh shumë që të nxjerrësh më të mirën tënde, që të arrish tek spektatori aty ku do ai.

Aktori Ali Bega: Improvizimi, komportimi, shkalla e inteligjencës, të përgjigjurit në çast për atë problem… Ishte partner që të frymëzonte.

Studiuesi i artit Josif Papagjoni: Është nga humoristët e aktorët komikë më të mirë dhe vështirë të vijnë këta njerëz, sidomos kur krahasojmë me sot ku humori ka mbivendosja banaliteti, vulgariteti.

E bija e aktorit, Aksinja Xhoja: Çuditem kur brezi i ri, djem dhe vajza të reja, edhe që takoj në koncerte të mia apo në ambiente të ndryshme në Itali, më thonë për Xha Beqon.

Çdokush nga ne mbart një histori. E historia vetë është një mit. Miti riprodhon brenda materies së vet, histori nga më të përveçmet e nga më të habitshmet. Një nga këto histori që rri pranë mitit është dhe historia aktorit Nikolin Xhoja.

Thuhet për të, se ishte një aktor i thjeshtë por i veçantë; teksti i interpretuar prej tij nuk ngjante përpikshmërisht nga njëra mbrëmje në tjetrën për rolet në teatër, se të tjerë arriti të krijonte në kinema. Personazhi ishte i njëjtë, por e veçanta tek ai ishte diku tjetër. Në interpretimet e tij nuk fliste aktori, nuk fliste autori. Tek Xhoja fliste personazhi në mënyrën e tij.

NIKOLIN XHOJA, ARTISTI ME PORTRETIN E QESHUR 

Sonte në Exclusive, ora 20:05.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA