​Japonia autorizon përdorimin e pilulës së abortit

30/04/2023 18:50

Ministrja japoneze e Shëndetësisë ka autorizuar përdorimin e pilulave të abortit.

Aborti ka qenë i ligjshëm në Japoni që nga viti 1948, deri në javën e 22-të të shtatzënisë, por zakonisht kërkon pëlqimin e bashkëshortit ose partnerit, dhe procedura kirurgjikale ishte deri tani opsioni i vetëm.

Ministria njoftoi të premten se kishte miratuar pilulën e abortit nga laboratori britanik “Linepharma”, i cili kishte paraqitur në dhjetor 2021 në Japoni kërkesën për autorizimin e medikamentit të saj, që ndalon zhvillimin e shtatzënisë duke vepruar në progesteron dhe misoprostol, të marra një ose dy ditë më vonë, gjë që shkakton kontraktime dhe gjakderdhje, raportoi ANSA.

Ndërkohë, aktivistët në Japoni po bëjnë gjithashtu fushatë për qasje më të madhe ndaj pilulës që parandalon shtatzëninë.

Aktualisht, ajo nuk mund të blihet pa miratimin e mjekut, dhe është i vetmi medikament që merret në farmaci për të shmangur tregun e zi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA