Një debat i ashpër u zhvillua mes Efit dhe Luizi gjatë “Prime” të sotëm, ku dy banorët i thanë fjalët e fundit njëri-tjetrit.

Sipas tyre, kjo miqësi nuk ndreqet më dhe se përfundoi me kaq.

Efi: Unë nuk dua ta ul veten që t’ia kthej në të njëjtën mënyrë. Mua nuk ma ndjen se çfarë thotë Luizi. Luizi është si ata komentuesit në Instagram që nuk dinë se çfarë thonë. Ne kemi faktorizuar njëri-tjetrin. Për aq kohë sa kam qenë mikja e tij, e  respektoj pa fund. Mezi pres që të mos e shoh më me sy. Nuk më intereson fare as ekzistenca e tij këtu brenda, nuk më intereson më. Kaq. Nuk kam më asnjë ndjesi negative, nuk më intereson më fare mendimi i tij. U mërzita në fillim kur erdha sepse i prisja ndryshe situatat. Ajo është e vetmja gjë që më mërzit dhe kam dalë në konkluzion se ai për qëllimet e veta i shkel të gjithë me këmbë. Është ai ndryshimi që unë i pashë gjërat ndryshe. Nuk më vrasin fjalët e tij, sepse unë e di realitetin. Përpara se të niste “Prime”, ky zotëri po i binde të gjithë që ishte një lojë. Dhe të flasë ky për fjalën mashtrim apo manipulim…

Luizi: Gjithë ky reagim apo qëndrim që po mbaj ndaj saj vjen si rrjedhojë e ditës kur ajo hyri brenda dhe nisi të debatonte me Kiarën. Kiarës i kam thënë se edhe pa qenë bashkë, e kemi kuptuar njëri-tjetrin me sy. Kam parë gjithçka të vërtetë në sytë e saj. Kjo është loja e Efit, është e drejta e saj thjesht u kuptua qëllimi i saj, për të ardhur në finale. I uroj suksese dhe daltë nga këtu të shkojë te Përputhen prapë. Kanë për të dalë fjalët e Kiarës dhe nuk pendohem për qëndrimin që po mbaj ndaj Efit. Mora përsipër të rrezikoja dhe jo të gaboja.

Luizi: Lojën asaj ia kam mësuar unë.

Efi: Unë as nuk jam përfshirë ndonjëherë në lojën tënde. Nuk e di nëse kam arritur deri në këtë pikë. Unë kam pranuar gabimin tim për një fjalë më tepër që thashë dhe jam munduar me atë timen që të mos e shkëpus këtë lloj miqësie. Shihja që pala tjetër nuk e dëshironte këtë lloj gjëje. Por, nga “Prime” i kaluar, kur çfarë nuk tha, unë sërish zgjodha të mos e ofendoj. Kanë mbetur vetëm 7 ditë, kështu që… Nuk po di si ta menaxhoj, por di që ky njeri nuk do jetë kurrë pjesë e jetës sime. I uroj suksese dhe nëse ai fiton, vetëm kaq.

Luizi: Ndoshta kam luajtur më fort se të gjithë, por nuk ia kam thënë askujt kurrë mos t’i pafsha sytë e ballit. Për mua, kjo sinqerisht nuk është fyerje, por mallkim. Suksese dhe të priftë Zoti mbarë. E di mirë se për çfarë qëllimi kam hyrë dhe se çfarë po bëj.

Efi: Unë nuk mallkova njeri, thjesht nuk dua ta shoh më. Nuk kam parë njeri më ekstremist dhe më manipulues truri.

Luizi: Je shembull konkret i shprehjes, “Kalova lumin të *jefsha kalin”.

Efi: Kur të dalësh jashtë do shikosh që më ke rënë kot në qafë. Të kam patur shumë xhan dhe kam patur shumë respekt. Unë dola këtu sikur unë kam thënë okej për çdo gjë që ti ke thënë. Ti më ul mua në një lloj pike që nuk ka lezet.

Luizi: Është mendimi im, dhe do e them sërish.

Efi: Ti përse më nënvlerëson?

Luizi: Ti nuk e ke për turp, vazhdo. Ky është mendimi im, përse mërzitesh? Unë nuk e imagjinoj dot që një femër të dalë dhe të thotë përpara 30 djemve që unë këtë pëlqej.

Efi: Mua nuk ma ndjen. Nuk të eci kësaj radhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA