Nuk ka asgjë më të mirë se të japësh një përgjigje për të zgjidhur një krizë martesore që po komentohet në mabrë botën.
Kështu ka bërë Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos. Georgina Rodriguez ka thyer heshtjen dhe ka zgjidhur në mënyrën e saj thashethemet që qarkullojnë prej disa ditësh dhe që pretendojnë se biznesmenia spanjolle-argjentinase dhe Cristiano Ronaldo po kalojnë krizën në çift.
Modelja ka shfrytëzuar rrjetet e saj sociale për ta bërë këtë dhe i është drejtuar këngës “Si yo muero” të Romeo Santos:
Ziliqari shpik thashethemet, thashethemet përhapen dhe idioti i beson.
Georgina zakonisht nuk mohon asnjë informacion në rrjetet e saj sociale. Mirëpo me këtë rast thashethemet janë shtuar aq shumë sa ajo ka bërë një përjashtim dhe ka dalë kundër gjithçkaje që publikohet për marrëdhënien e saj me lojtarin portugez që luan për Al Nassr në Arabinë Saudite. Të mërkurën, u raportua se dyshja humbën durimin përpara se të hipnin në një aeroplan dhe përfunduan duke i bërtitur njëri-tjetrit, pavarësisht faktit se ata ishin para njerëzve të tjerë.
U tha se Ronaldo ishte lodhur nga sjellja e të dashurës së tij dhe për këtë arsye lidhja e tyre hyri në një krizë. Ylli portugez është shqetësuar nga pazaret e kushtueshme të Georgina dhe kjo e ka thelluar më tej problemin mes tyre.
“Georgina e kalon gjithmonë ditën në qendra tregtare. Ajo shpenzon dhe shpenzon, nuk bën asgjë tjetër”, është shprehur në një intervistë televizive disa kohë më parë Ronaldo. Por, sa do t’i kushtojë Ronaldos nga pasuria e tij marramendëse një ndarje e mundshme nga Georgina?
Nëse ndodh ndarja, Cristiano Ronaldo mund t’i paguajë Georgina Rodriguez 350 milionë euro. Këto para korrespondojnë me 35% të pasurisë së Ronaldos. Ronaldo dhe Rodriguez kanë një vajzë, Bella, e cila lindi vitin e kaluar, si dhe një vajzë 5-vjeçare, Alana. Përveç kësaj, Ronaldo ka një djalë 12-vjeçar të quajtur Cristiano Jr., i cili ka lindur para lidhjes së tij me Rodriguez dhe binjakët 5-vjeçarë Eva dhe Mateo, të cilët kanë lindur nga një nënë surrogate.
Top Channel