Momenti i frikshëm kur motori i avionit shpërthen në flakë mbi plazhin e mbushur me turistë

28/04/2023 14:28

Një aeroplan ka marrë flakë pasi u përplas me një zog në fluturim, mbi një plazh të mbushur me turistë.

Pamjet e filmuara nga toka, tregojnë flakët që dalin nga avioni pak pas nisjes. Incidenti ndodhi në fluturimin AV9377 të linjës ajrore Avianca, nga ishulli San Andrés në Bogotá, në Kolumbi më 25 prill.

Avioni u detyrua të kthehej në Aeroportin Ndërkombëtar Gustavo Rojas Pinilla në San Andrés, i vendosur në Detin e Karaibeve në brigjet e Nikaraguas, por pjesë e Kolumbisë.

Airbus A 320-214 bëri një ulje emergjente të suksesshme pas incidentit. Avianca lëshoi një deklaratë në të njëjtën ditë, duke theksuar veprimet e pilotëve Andres Dallimonti dhe Felipe Torres.

Linja ajrore tha se fluturimi u ul në San Andrés në orën 15:10 me kohën lokale dhe të 184 pasagjerët në bord, nuk u lënduan. Stafi i aeroportit i mundësoi pasagjerëve në një fluturim tjetër për në Bogotá, që u nis në orën 20:30.

Shefi operativ i Avianca, Federico Pedreira, vlerësoi pilotët për kthimin e sigurt në aeroport. Ai shtoi: Ekziston nevoja për të marrë masa kundër pranisë së zogjve në aeroporte, në afërsi të tyre dhe trajektoreve të afrimit dhe nisjes. Siguria e klientëve dhe ekuipazheve tanë nuk është e negociueshme.

Gjatë fundjavës, një fluturim Boeing 737 i American Airlines, u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi u godit nga një tufë zogjsh në Ohajo.

Pasagjerët e tmerruar zbuluan nga dritarja, se avioni ku ata udhëtonin, ishte përfshirë nga flakët, vetëm 40 minuta pas fluturimit për në Phoenix, Arizona, SHBA.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA