Një fortesë historike që daton prej shekullit të 13-të ka dalë në shitje për rreth 4.5 milionë dollarë në Francë, me pamje mahnitëse nga jashtë dhe histori të vjetra tmerresh nga brenda.
Tashmë e improvizuar në një rezidencë me 20-dhoma gjumi, fortesa e Hautes-Alpes, raportohet se ka qenë më parë vend-ekzekutimi i të akuzarave si shtriga e magjistarë.
Kompleksi gjigant shitet bashkë me kazermat ushtarake, furën e bukës, kishën dhe vend-magazinime të tjera, të cilat do të hapen për publikun prej muajit që vjen.
Fortesa Queyras u ndërtua në vitin 1265 dhe në shekujt e 15-të e 16-të është përdorur për gjyqet dhe ekzekutimet e epokës së gjuetisë së shtrigave, ku kisha digjte në turrën e druve të gjithë ata që shpalleshin fajtorë për magji ose praktika shpirtërore të ndaluara prej autoriteteve.
Në vitin 1692, një inxhinier ushtarak francez bëri disa modifikime duke e kthyer në një vendbanim si dhe duke përmirësuar mbrojtjen e saj.
Modifikimet e tij rezultuan me vlerë pasi impjanti u përdor si vendbetejë gjatë luftës II Botërore.
Më pas në vitet 1950 ajo u transformua në kamp pushimi historik për fëmijë dhe më tej u kthye në vend civil rreth vitit 1967.
Prona tashmë përdoret si shtëpi private por vijon të admirohet nga publiku gjatë muajve të verës.
Fortesa ka 20 dhoma gjumi, 13 banja dhe shtrihet në një hapësirë prej rreth 150 000 metra katrorë.
Ambjentet janë dekoruar në stil tradicional francez, me dritare të gjata e të mëdha, me mure të rrumbullakta dhe stil estetik.
Kuzhina ka furra tulle tradicionale që i përshtaten historisë së dekorit.
Fortesa e Hautes-Alpes, gjendet pranë Cote d’Azur në juglindje të Francës dhe qëndron në majë të një shkëmbi me pamje piktoreske të zonave rurale përreth.
Ajo është tashmë në shitje për 4,500,000 EUR.
Një rruginë e kalldrëmtë çon drejt oborrit të saj ku mund të admirohen tarracat dhe kopshtet private.
Top Channel